WD – rimëkëmbja më e shpejtë se që mendohej

Rimëkëmbja e uzinave të Western Digital në Tajlandë që ishin të goditura nga vërshimet po shkon më shpejtë se që ishte parashikuar, publikuan nga kjo kompani.
Kështu Western Digital ka rritur pritjet për qarkullimin gjatë çerekut të fundit të vitit, tani parashikohen të hyrat në vlerë prej 1.8 miliard dollarë. Menjëherë pasi filluan vërshimet kompania publikoi se çereku i fundit do të përmbyllet me 1.25 miliard dollarë të hyra.
Pasioni, përkushtimi dhe ingeniositeti i ekipit të Western Digital në përtëritjen e uzinës mundësi vazhdimin e pjesshëm të punëve në fabrikat në Tajlandë shumë kohë para asaj që ishte planifikuar. Edhe pse kanë edhe shumë punë për të bërë, ata nuk mund të jenë të kënaqur me avancimin e bërë, shkruan në deklaratën e Western Digitgal. /Telegrafi/kekompjuter/