Vjen Silverlight 5


Microsoft lëshoi në distribucion Silverlight 5, versionin e freskët të plug-in-it për sistemet operative Windows dhe Mac OS. Shtesa është kompaktibile me shfletuesit Internet Explorer, Firefox, Chrome dhe Safari dhe sjell disa risi tashmë të pranishme në ueb, zgjidhjet e ngjashme siç është Adobe Flash.
Silverlight 5 ka përkrahjen harduerike për dekodimin e H.264 videos për performancat më të mira, përkrahjen për Postscript Vector Printing dhe përkrahjen për 3D përmes XNA API-së në platformën Windows, që mundëson shfaqjen me përshpejtim të grafikës 3D brenda shfletuesit të Internetit./zeri/kekompjuter/