Tabloja që i reziston edhe ujit

Tabloja më e re nga kompania japoneze Fujitsu, është rezistuese ndaj ujit. Tani për tani mund të blihet vetëm në Japoni, por prodhuesi thotë se kjo pajisje rezistuese ndaj ujit, së shpejti do të paraqitet edhe në tregun evropian. Arrows Tab F-01D LTE me dimensione 10.1 inç, punon me sistemin operues Android, peshon vetëm rreth 600 gram, ndërsa ka trashësi diçka më pak se 13 milimetra.
Posedon procesor me dy bërthamë TI IMAP4430 dhe me takt pune prej 1 GHz, pastaj port USB dhe mbështetje për lidhjen Wi-Fi dhe memorie prej 16GB.
Ekrani i tij është me rezolucion 1280 x 800 piksel, ndërsa posedon dy kamera, atë në pjesën e përparme prej 1.3 mega piksel dhe atë në pjesën e prapme 5.1 megapiksel. Ajo më e rëndësishmja në lidhje me këtë kompjuter tablo, është se atij nuk i pengon fare uji dhe mund të zhyten në thellësi deri në 1 metër.
Pra, derisa jashtë bën ftohtë, ju mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë, hyni në të, kyçeni Arus Tab LTE F-01D dhe mos u brengosni se ai do të laget. E mos të flasim për stinën e verës, ku mund të futeni në pishinë dhe det me të.
Procesori: TI IMAP4430
Kamera: 5.1 MP
Memoria: 16GB
Audio: DLNA, Wi-Fi
Rezolucioni: 1280 x 800 piksel
Arrows Tab F-01D LTE me dimensione 10.1 inç, punon me sistemin operues Android, peshon vetëm rreth 600 gram, ndërsa ka trashësi diçka më pak se 13 milimetra
Posedon procesor me dy bërthamë dhe me takt pune prej 1 GHz, pastaj port USB dhe mbështetje për lidhjen Wi-Fi
Ekrani i tij është me rezolucion 1280 x 800 piksel, ndërsa posedon dy kamera, atë në pjesën e përparme prej 1.3 mega piksel dhe atë në pjesën e prapme 5.1 megapiksel