Hakerët e Kosovës sulmojnë Komunistët e Serbisë (video)



Grupi i ashtuquajtur “Kosova Network Security / KNS”, të enjten mbrëma, ka sulmuar web faqen zyrtare të Partisë Komuniste Serbe.
Sipas një njoftimi dërguar medieve nga ky grup i hakerëve, thuhet se KSN po vazhdon luftën e tyre virtuale kundrejt Serbisë.
Në ballinën e web faqes zyrtare të Partisë Komuniste Serbe, ata kanë lenë një mesazh të shkruar në gjuhën angleze, i cili i përkthyer në shqip thotë: “Mesazh për serbët, serbë ju jeni gjithmonë humbës. Mitrovica është e jona dhe gjithmonë do të mbetet e jona. Kuptoni ju serbët e Mitrovicës së veriut. Ne nuk duam që ju të jeni popull i Republikës së Kosovës”.
Origjinali në gjuhën angleze, siç edhe mund të shihet në videon e bashkëngjitur, shkruan: “Message for serbs; Serbian you will always remain losers. Mitrovica is ours and always will remain ours. Understand Serbs of Mitrovica in northern. We do not want you to be a national of the Republic of Kosovo”, përfundon mesazhi i hakerëve kosovarë.
Ky grup i hakerëve edhe kohë më parë kanë “shkatërruar” faqet zyrtare të qeverisë serbe, prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të larta në Serbi. /Zëri/kekompjuter