ISP-të nuk janë përgjegjës për pirateri

Gjykata evropiane e drejtësisë morri vendimin sipas të cilit ofruesit e shërbimit të qasjes në Internet (ISP) nuk mund të detyrohen të mbikëqyrin ose bllokojnë qasjen në Internet për shfrytëzuesit e vet.
Në të vërtetë, shtëpitë muzikore, studiot e filmave, dhe pronarët tjerë të materialeve të mbrojtur, siç janë muzika dhe filmat, po mundohen gjatë viteve të fundit përgjegjësinë për piraterinë të ia ngarkojnë ofruesve të shërbimit të qasjes në Internet. Sipas mendimit të tyre ISP-të do të duhej të jenë të kujdesshëm për ato që i bëjnë shfrytëzuesit e tyre në Internet, dhe nëse hetojnë shfrytëzuesit të cilët pa leje po i qasen materialeve të mbrojtura, do të duhej të kërkojnë miratimin e gjykatës për ndalesën e qasjes në Internet për shfrytëzuesit problematik.
Por në vendimin e vet gjykata Evropiane thekson se shtëpitë botuese dhe studiot e filmave nuk mund të përdorin gjykatat për të detyruar ISP-të që të mbikëqyrin ose bllokojnë shfrytëzuesit e vet. /Telegrafi/kekompjuter/