Huawei Mercury, Smartphone i fuqishëm


Firma kineze ‘Huawei Mobile’ gjithnjë e më shumë po mundohet të pushtojë tregun në mbarë botën dhe atë me modele të celularëve mjaft të mirë.
Kështu ditë më parë në SHBA përdoruesve ua ka vënë n] dispozicion telefonin e ri të mençur Huawei Mercury.
Huawei Mercury ka ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale 4 inç FWVGA me rezolucion 480 × 854 piksel dhe e lëviz procesori me një bërthamë 1.4Ghz Qualcomm Scorpion, ndërsa ka sistem operues Android 2.3.5.
Aty janë edhe 512MB RAM. Përveç këtyre karakteristikave të cekura, ai posedon edhe shumë tipare tjera, si kamerën e përparme VGA dhe kamerën prapa 8 MP me Flash LED dhe auto-fokus, pastaj Wi-Fi 802.11 b / g / n, Bluetooth 2.1 dhe shfletim të internetit me shpejtësi 3G.
Ekziston edhe mundësia e ndarjes së postës personale me atë të biznesit. Po ashtu në dispozicion janë edhe shërbimet Gmail, Google Maps me kartela 3D, navigacioni falas ‘turn-by-turn’, Google Earth dhe YouTube. është i gatshëm edhe për rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, ndërsa ka edhe videolojëra të para-instaluara, duke përfshirë edhe Asphalt 5./zeri/kekompjuter.