10 miliardë downloadime për Android

Nga Google njoftohet për një sukses tjetër të radhës për Androidin, përkatësisht për repozitoriumin adekuat të aplikacioneve, Android Market. Numri i downloadimeve në këtë shërbim ka tejkaluar dhjetë miliardë.

Po ashtu, nga Google kanë publikuar edhe një të dhënë tjetër statistikore të rëndësishme – këtë vit downloadimi në Android Market është rritur për nga një miliard në muaj. Miliardi i parë në Android Market ishte në korrik të vitit të kaluar, dhe deri te kjo shifër u deshën të kalonin më pak se 21 muaj. Nëntë miliardët e tjerë të aplikacioneve janë marrë për 17 muaj.

Për të festuar këtë arritje, Google ka paralajmëruar aksionin 10 Billion Promo. Në gjashtë ditët e ardhshme në Android Market, me çmim prej 0,10 dollarësh do të shiten dhjetë aplikacione të ndryshme (kualitative). Çdo ditë në aksion do të përfshihen dhjetë aplikacione të reja./koha/kekompjuter/