LG Magic Motion


LG ka paralajmëruar lansimin e telepilotit të saj Magic Motion për pajisjet HDTV. Kompania aftësitë e kësaj pajisjeje do t’i demonstrojë në panairin “CES’ në janar, ndërsa shitja e tij do të fillojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Bëhet fjalë për pajisjen e cila mbështet manovrimin tradicional me taste, njohjen e zërit dhe ka ‘rrotën magjike’ që njeh lëvizjet magjike.
Sipas prodhuesit, për qasje në materialet e shikuara kohë më parë, mjafton të ‘vizatoni’ shkronjën 'v' (sikurse me kontrolluesin për Wii).
Njëra nga tastet e shumta në telepilot, do të jetë edhe ajo për shndërrimin e videove nga formati 2D në formatin 3D në televizorët të cilët e mbështesin këtë. Telepilotin e parë në vijën ‘Magic Motion’, kjo kompani e ka prezantuar vitin e kaluar./zeri/kekompjuter/