TouchFire – për shtypje më të mirë në iPad


Edhe adhuruesit e flaktë të iPad-it, vështirë se do të lëshoheshin në aventurën e shkrimit të tekstit të gjatë duke përdorur tastierë virtuale të kësaj pajisje, ndërsa nganjëherë mund të jetë rraskapitëse edhe shkrimi i një e-maili të gjatë.
TouchFire është ‘tastierë’ silikoni që e zgjidh këtë problem. Stiv Ajzak, inxhinier softuerik nga Siattle, i cili ka punuar në projektet e tablove në kompani të ndryshme, ishte i lumtur kur vitin e kaluar ishte paraqitur iPad, me dizajn elegant, me bateri e cila zgjat mjaft dhe posedon të gjitha ato që nevojiten për lidhje pa tel.
“iPad është pajisje fantastike dhe gjithçka me të është zgjidhur shkëlqyeshëm”, thotë Ajzak. Pra gati gjithçka. Edhe pse ekrani i tij i ndjeshëm në prekje dhe tastiera virtuale ishin më të mirët nga të gjitha pajisjet e deritanishme, edhe në këtë pajisje shtypja nuk ka qenë aq e këndshme, ndërsa tastierat e thjeshta pa tel, nuk përshtateshin me dizajnin e bukur të iPad-it.
Ajzak ka dizajnuar tastierën nga silikoni TouchFire, e cila ngjitet në tastierën virtuale të iPad-it dhe shtypja pastaj bëhet shumë e lehtë. Kjo pajisje është pritur mjaft mirë nga përdoruesit e kësaj pajisjeje./zeri/kekompjuter/