I riu Google Bar

Në kohë të fundit me pak a shumë sukses Google po mundohet të avancoj ndërfaqen e ueb aplikacioneve të veta dhe shërbimeve siç janë Gmail, Google Docs, Google Maps ose Google+.
Ndryshimi i ri në ndërfaqen e të gjitha aplikacioneve dhe shërbimeve të kompanisë është Google Bar-i i ndryshëm. Shiriti i zezë që zinte pjesën e sipërme të ekranit nuk është më aty, e funksionet e tij janë shpërndarë nëpër elementët e tjerë të ndërfaqes.
Konkretisht, me klikim në ikonën Google në këndin e epërm të majtë të ekranit tani në dispozicion është menyja në të cilin ndodhet lista e aplikacioneve dhe shërbimeve elementare siç janë Google+, Google Search, Google Images, Google Docs, Gmail dhe të ngjashme.
Pjesa e djathtë e shiritit në të cilën shfaqet shfrytëzuesit i kyçur, numri i risive në rrjetin shoqëror Google+ dhe fusha për futjen e shënimit të ri janë kaluar në anën e djathtë të fushës për kërkim.
Nuk është e tepërt të përmendim se autori i tekstit personalisht nuk i ka parë këto ndryshime në llogarinë e vet pranë Google, kështu që ekziston mundësia që ato për momentin janë në dispozicion vetëm për përdoruesit në SHBA.
Për më shumë rreth hapit të ri në ridizajnin e ndërfaqes së faqeve të Google mund të shfletoni blogun zyrtar të kompanisë. /Telegrafi/kekompjuter/