Apple TV në tre madhësi


Lajmet për zhvillimin e televizorëve nga Apple po qarkullojnë tashmë një kohë, ndërsa thashethemet e reja si kohën e fundit kur do të bëhet prezantimi final i këtyre prodhimeve, e theksojnë fundin e vitit të ardhshëm.
Thuhet se në përgatitje janë tre modele, nga të cilët dy kanë diagonale të ekraneve prej 32 dhe 55 inç, derisa i treti për nga madhësia do të jetë diku në mes. Informatat jozyrtare potencojnë implementimin e sistemit Siri për manovrim të televizorit me zë, ndërsa televizorët do të kenë edhe procesorin e Apple-s A6, i cili pritet në gjeneratën e tretë të iPad-it.
Në zhvillimin e televizorëve, me Apple-n bashkëpunon edhe një firmë e madhe japoneze, derisa prodhimi final do të konkurrojë me zgjidhjet Smart TV të Samsung-ut, LG-s dhe prodhuesve të tjerë./zeri/kekompjuter/