SkyDrive për WP7 dhe iOS


Aplikacioni për përdorimin e SkyDrive në lëvizje prej tani është në dispozicion për pronarët e celularëve të bazuar në platformat Windows Phone 7 dhe iOS.
Deri tani shfrytëzuesit e Windows Phone qasjen në SkyDrive e bënin vetëm në formën e integrimit me aplikacione, derisa pronarët e pajisjeve me iOS përdornin ueb ndërfaqen për menaxhimin e të dhënave të veta të ruajtura në renë e Microsoftit. Shfrytëzuesit tani përmes aplikacioneve të reja mund ti qasen të dhënave në SkyDrive, mund të krijojnë direktoriume, të fshijnë fajlla ose të ndajnë lidhjet në përmbajtjet e ndryshme përmes e-mailit.
Aplikacioni është në dispozicion nga Windows Phone Marketplace, e për punë kërkon pajisjen me mbindërtim në Mango. Pronarëve e pajisjeve të Apple mund ta shkarkojnë nga App Store, e kërkesa minimale është iOS 4.0. /Telegrafi/Kekompjuter