Tablo transparente fleksibile nga Samsung


Samsung ka prezantuar konceptin e tablosë së bazuar në ekranin transparent dhe fleksibil. Në videon e shkurtë promovuese, reparti i Samsung-ut ‘Mobile Display, ka prezantuar pajisjen koncept e cila duket si një hibrid mes telefonit të mençur mobil dhe një kompjuteri tablo.
Pajisja mund të paloset si një gazetë kur nuk përdoret, apo mund të zgjerohet për kryerjen e detyrave të ndryshme. Koncepti i prezantuar është bazuar në ekranin lakues AMOLED të Samsung-ut, ndërsa janë demonstruar edhe mundësitë e tij të përdorimit si lexues elektronik i librave, kamera, sistemi për video-komunikim dhe fjalori përkthyes.
Po ashtu, është demonstruar edhe mundësia e shfaqjes së fotos tre-dimensionale. Edhe pse ky koncept është larg nga prodhimi komercial, Samsung dhe prodhuesit e tjerë tashmë kanë prezantuar ekrane lakuese OLED, të cilët së shpejti mund të gjenden në prodhimet në treg./zeri/kekompjuter/