Optimus Popularis dhe Mini Six në shitje

Studio Art Lebedev ka publikuar disa informata më shumë për çmimet dhe disponueshmërinë e tastierave të reja. Bëhet fjalë për tastierat e paralajmëruara qysh më herët, Optimus Popularis dhe Optimus Mini Six – e para është version kompakt i tastierës klasike, ndërsa modeli i dytë ka vetëm gjashtë taste dhe shërben si plotësim i funksioneve të tastierës normale.

Të dyja në çdo tast kanë LCD ekran që mund të paraqesë fotografinë me rezolucion 64 x 64 pixelë me 262 mijë ngjyra (65.536 për Mini Six) ose animacion me 10 fps. Tastierat kanë dizajn të hollë dhe elegant me taste shumë më të ndryshme se ato tek modeli ekzistues Optimus Maximus, por çmimet akoma mbesin tepër të larta.

Për Optimus Popularis të interesuarit duhet të ndajnë 1088 dollarë, ndërsa për Mini Six 376 dollarë. Zyrtarisht janë prezantuar në fillim të këtij muaji, ndërsa Art Lebedev thekson që të gjitha liferimet për tek blerësit e fundit do të duhej të përfundonin deri në qershor të vitit të kaluar, të paktën sa i përket Optimus Popularis./koha/kekompjuter/