Anonymous kundër kartelit kriminal të drogës


Nëse keni menduar se të gjithë përdoruesit anonimë të internetit janë frikacakë dhe që shesin trimëri prapa një tastiere, është koha që ta mendoni sërish.
Sipas raporteve, Anonymous Mexico është duke u ballafaquar me një nga organizatat më të rrezikshme kriminale në botë, që është karteli meksikan Los Zetas. Grupi i hakerëve nuk ka kërcënuar vetëm me zbulim të emrave, por edhe më tepër.
Si filloi?
Nëse mund të besohet një video e paraqitur në YouTube para disa javëve, fushata e Anonymous kundër kartelit mund të ishte si përgjigjie ndaj grabitjes së dyshuar për njërin nga anëtarët e grupit në qytetin e Verakruzit. Në video, një njeri duke e mbajtur maskën e njohur Guy Fawkes qartësisht kërcënon kartelin: nëse pengu nuk lëshohet, thotë zëri, Anonymous  do të publikojë dhe fajësojë emrat e policëve, vozitësit e taksistëve dhe gazetarëve që besohet se janë të lidhur me kartelin.
Veprimet online
Megjithëse vetë burimi i videos është i dyshimtë, një veprim i fundit duket që ta pranojë që Anonymous në Meksikë në fakt janë në luftë me kartelin. Në fakt, një nga taktikat e pëlqyera të grupit Anonymous është që të shpartallohet uebfaqja dhe, sipas një mediumi lokal, është pikërisht kjo që i ndodhi uebfaqes së politikanit meksian, i cili dyshohet për lidhjet me kartelin. Gjersa po shkruhet ky artikull, faqja ende është e shpartalluar.
Një lëvizje e rrezikshme
Ashtu edhe siç mund ta paramendoni, të ballafaqohesh me kartein është trimëri dhe rrezik. Qyteti Verakruz ka qenë i drejtuar me dhunë në lidhje me drogën gjatë muajve të kaluar, duke e shpërndarë panikën në mesin e popullatës.
Më përgjithësisht, Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët dhe blogerët.
A duhet apo jo të thuhet se një anëtar i Anonymous është grabitur nga Los Zetas, kjo do të mund të ishte bërë si një veprim nga karteli duke përcjellur postimet online kundër organizatës. Nëse Anonymous vendos që të shkojë përpara dhe të zbulojë emra, padyshim që karteli do të provojë dhe të kundërpërgjigjet sërish. Me fjalë të tjera, hakerët duhet të sigurohen që të jenë si anonymous, nëse duan që të quhen si ushtarë virtualë./pcworldal / kekompjuter /