Telefonat celular nuk shkaktojnë kancerin

Në edhe një studim të radhës rreth hulumtimit të mundësive për rritjen e rrezikut nga marrja e kancerit për shkak të përdorimit të telefonave celularë, hulumtuesit danez nuk kanë arritur të gjejnë kurrfarë lidhje.
Studimi danez dallohet nga moria e hulumtimeve të ngjashme për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të respondentëve, respektivisht mbi 350,000 sosh. Shkencëtarët nga instituti për epidemiologjinë e karcinomeve në Kopenhagë në hulumtimin e tyre kanë përfshirë njerëzit me moshën mbi 30 vjeçare të cilat kishin të nënshkruara kontratat me operatorët e telefonisë mobile dhe kishin krahasuar shpeshtësinë e tumorit në tru kundrejt njerëzve të cilët nuk kishin kontratë me operatorët e telefonisë mobile në mes viteve 1990 dhe 2007.
Rezultatet e studimit kanë treguar se edhe pas më se dhjetë vitesh përdorimi të telefonit mobil shanset për marrjen e tumorit në nuk janë aspak më të larta nga ato të njerëzve që nuk kishin përdorur telefon mobil./Telegrafi/ kekompjuter/