Microsoft dhe Nokia falin celularë


Për të nxitur zhvillimin e aplikacioneve për Windows Phone, Microsoft dhe Nokia programerëve do të ua shpërndajnë falas 25,000 celularë. Bëhet fjalë për celularin e avancuar të Nokias me WP7, modelin Lumia 800.
Ky program është pjesë e kampanjës Smarter Way to App të nisur gjatë muajit të kaluar. Qëllimi i kampanjës është që deri në verën e vitit të ardhshëm të depërtohet deri tek 100,000 programerët që do të mund të zhvillonin aplikacione për Windows Phone. Në mes tjerash, Microsoft dhe Nokas synojnë të mbajnë 1,000 evenimente, kampe dhe konferenca të dedikuar për programerë. Të gjitha këto do të duhej të kenë si rezultat zvogëlimin e numrit të aplikacioneve për WP7 dhe platformat udhëheqëse, Android dhe iOS.
Nokia Lumia 800 ka ekranin AMOLED 3.7-inçësh, procesorin prej 1.4-gigaherc dhe 16 GB memorie, dhe bëhet fjalë për një nga pajisjet më atraktive Windows Phone. /Telegrafi/ kekompjuter/