Mesohu te krijosh tekste me efekt 3D në Photosop



Në këtë tutorial do të mësoni si të krijoni një 3D text effect në photoshop. Përdoreni atë për web faqen tuaj si titull , print dizajn , gazetë muri …për gjithçka.
1. Krijoni një dokument të ri. Përdorni të dhënat si në figurën e mëposhtme.
2. Shtyp (Përdorni) Horizontal Type Tool (T), shkruaj diçka.
Unë kam përdorur fontin Impact, madhësia 60px.
3. Në këtë hap ne do të bëjmë një pamje perspektive për font layerin tonë. Ne nuk mund te bëjmë një pamje perspektive deri sa të konvertojmë tekstin tonë prej layershape.
Shko tek Layer / Type / Convert to shape për të konvertuar tekstin tonë layer në shape.
Tani shko te Edit / Transform / Perspective.


Tani, mbaj të shtypur CTRL + SHIFT + ALT dhe tërhiqe në anën e djathtë të Perspective kutisë sikur në figurën  e dhënë.
Shtype Return (Enter) butonin në tastierën tuaj.


4. Tani Perspectivi ynë është shtuar dhe ne mund të konvertojmë këtë model. Shko te Layer / Rasterize / Shape për të konvertuar layerin  tonë.

5. Kopjo tekstin tuaj të layerit. Zhvendose kopjen tuaj poshtë  tekstit original. Bëhuni të sigurtë që ngjyra e zezë të jetë ngjyra me prioritet dhe shtyp SHIFT +ALT + BACKSPACE për të mbushur kopjen tuaj me ngjyrë të zezë .

6.Tani do të shtojmë efektin 3D .
Behuni të sigurtë që te gjendeni në një kopje të tekstit të layerit tuaj .
Shtypni me njërën dorë CTRL + ALT dhe mbajini të shtypur, me dorën tjetër mbajeni të shtypur tastin e djathtë.

Tanimë, kemi efektin tonë 3d por gjithashtu kemi shumë layera të rinjë. Mos u brengosuni , tani do të merremi me ta  . 
7. Fshih tekstin tënd original te layerit  dhe sfondin .
Shtyp SHIFT +CTRL + E për të zhdukur layerat e dukshëm .
Tani ne kemi vetëm 3 layera.



Ja pra ! 3D juaj është kryer .
Tani mund të luani me të. Shto ca grimë hije, ndërro ngjyrat… 





mesime24/kekompjuter