Rreziqe të mëdha gjatë ditës në Facebook


Shifra të reja tregojnë se sa shpesh llogaritë e përdoruesve të rrjetit shoqëror Facebook hakohen. Në një postim në blog lajmërohet veçoria e ardhshme “Shokët e Besuuar”. Facebook gjithashtu përfshiu një infografikë me hollësi për masat për sigurinë në Facebook. Një gjë tregon se si në veçanti çdo ditë, 600,000 përdorues janë të rrezikuar gjatë çdo dite.
Kjo gjë ishte lajmëruar së pari  nga Graham Cluley i Sophos, i cili, siç po duket, nuk e ka injoruar infografikën sikur shumica prej neve, apo një rrezikim çdo 140 milisekonda.
Facebook e zbuloi këtë në një seksion duke shpjeguar se si në pjesën më të madhe të kohës, llogaritë në Facebook sulmohen nga spamerët të cilët dërgojnë porosi tek shokët e viktimës (Kush e ka marrë këtë porosi: “Ndihmë, jam në Londër dhe ma kanë vjedhur kuletën!”?)
Ishin edhe disa shifra të tjera interesante të treguara nga Facebook:
- Më pak se 4% e përmbajtjes së shpërndarë në Facebook është spam (ndërsa 89% nga të gjithë emailat janë spam)
-Më pak se 5% e përdoruesve të rrjetit Facebook bëjnë spam në ndonjë ditë
-50% e 750 milionë përdoruesve të rrjetit Facebook kyçen çdo ditë në Facebook
-Një përdorues mesatar ka 130 shokë      
-Njerëzit kalojnë më shumë se 700 miliardë minuta gjatë muajit në këtë rrjet/pcworldal/kekompjuter/