Kërkimet në Windows 8

Microsofti ka zbuluar detaje shtesë lidhur me kërkimet në Window 8. Kjo kompani pohon që në tetëshe kërkimet bëhen më shpejt.

Një prej arsyeve është edhe vetë kohëzgjatja e kërkimit që në kompjuterët desktop me Windows 8 mesatarisht është për 55 për qind më shkurt se në Windows 7. Në laptopë kërkimi është për 45 për qind më i shpejtë ndërsa më së shumti do të duhej të përfitojnë shfrytëzuesit e netbookëve ku kërkimi do të jetë për 75 për qind më i shpejtë.

Po ashtu, kjo kompani përmes matjeve ka ardhur deri në përfundimin që kërkimet në Windows ndahen në tri kategori. Madje 67 për qind e kërkimeve i takon kërkimit të aplikacioneve, në 22 për qind të rasteve kërkohen fajllat, ndërsa në 9 për qind kërkohen parametra brenda Control Panelit. Në Windows 8 rezultatet e kërkimit do të grupohen sipas tipit (aplikacione, fajlla dhe parametra).

Pritet që Windows 8 do të mund të lansohej në fillim të verës.