Interfejs me prekje në çdo sipërfaqe

Microsoft Research në simpoziumin në Santa Barbara të dedikuar për interfejset shfrytëzuese ka prezantuar teknologjinë e cila e shndërron çdo sipërfaqe në “ekran” të ndjeshëm në prekje.

Teknologjia e quajtur OmniTouch është sistem i bazuar në prekje i cili mundëson futjen e të dhënave përmes çfarëdo sipërfaqe. Me këtë teknologji Natural Interaction Research i Microsoftit mëton që me këtë teknologji të shfrytëzojë sipërfaqen tejet të madhe që na e ofron bota reale.

OmniTouch kombinon pico projektorët laserikë dhe kamerat të cilat mund të detektojnë thellësinë, ngjashëm me ato që shfrytëzohen në Kinect. Kur kalibrohen kamera dhe projektori shfrytëzuesi mund të shfrytëzojë cilëndo sipërfaqe si interfejs shfrytëzues të ndjeshëm në prekje./koha/kekompjuter/