ASUS prezanton Zenbook



Jonney Shih, president i kompanisë ASUS në një tubim të mbajtur në Nju Jork, kanë prezantuar laptopin e shumëpritur Zenbook, i cili bashkon dizajnin superior dhe performancat e shkëlqyeshme.
Asus Zenbook është dizajnuar me qëllim që të mundëson punë të thjeshtë dhe të rehatshme, pa viktimizimin e performancave. Ky model ka marrëdhënie të përkryer të elegancës dhe fuqisë.
Shtëpiza nga alumini me skajet diskrete, askënd nuk do ta lë dëshpëruar. Vijat e perfeksionuara dhe trashësia e cila është vetëm 3 mm në pjesën e përparme dhe 9 mm në pjesën e prapme, e bëjnë Zenbook-un Ultrabook-un më të hollë në treg dhe një zgjedhje e përkryer për ata që janë në lëvizje.
Performancat pa konkurrencë
Zenbook ka funksionin instant-on i cili i mundëson që nga gjendja ‘standby’ të kalojë në regjimin e punës për vetëm 2 sekonda. Përveç kësaj, në regjimin standby mund të qëndrojë deri në dy javë çka është katër herë më shumë se tek modelet tjera. Në rast se kapaciteti i baterisë bie nën 5 për qind, Zenbook në mënyrë automatike do të ruan të dhënat në të cilat punoni, për ta shmangur humbjen e tyre.
Edhe pse është tepër i hollë, Zenbook dallohet nga risitë e shumta teknologjike. Posedon procesorët më të rinj të Intel-it, Core të gjeneratës së dytë, hard-diskun SATA 3 Solid State Drive, Bluetooth V4.0 dhe USB 3.0. Teknologjia ASUS USB Charger+ mundëson mbushjen me energji të pajisjeve të ndryshme mobile, ndërsa falë përdorimit të portit USB 3.0, mbushja është shkurtuar ndjeshëm.
Ekologjikisht i pranueshëm
Zenbook harxhon sasi minimale të energjisë, kështu që nuk e rrezikon ambientin. Teknologjia e patentuar ASUS Super Hybrid Engine II, kontribuon në optimizmin e harxhimit, me çka siguron që Zenbook të ketë deri në 25 për qind më shumë autonomi sesa laptopët e tjerë.
Zërimi mbi pritjen
Duke marrë parasysh se Ultrabook nuk është vetëm mjet për punë, por edhe për argëtim,, ASUS çdo Zenbook e ka pajisur me teknologjinë SonicMaster, e cila kombinon harduerin dhe softuerin e zhvilluar në bashkëpunim me ekipin ASUS Golden Ear dhe kompaninë Bang & Olufsen ICEpower. SonicMaster ofron zërim të plotë dhe të pastër, çka e bën dëgjimin e muzikës shumë të këndshme. Zenbook në tregun evropian tashmë ka dalë në shitje me një çmim që fillon 999 euro.
Karakteristikat e Asus Zenbook:
Procesori:Intel Core i5-2467M, Intel Core i7-2677M, Intel Core i5-2557M
Sistemi operues: Windows 7 Home Premium – 64bit
Ekrani 11.6 inç HD dhe 13.3 inç HD+
Rezolucioni: 1366*768 dhe 1600*900
Memoria: 4GB DDR3
Hard-disku: SATA 3.0 128GB SSD dhe SATA 3.0 256GB
Lidhjet pa tel: WLAN 802.11 b/g/n, Bluetooth™ V4.0
Bateria: 35W (5+orë) Standby: një javë dhe 50W (7+orë) Standby: dy javë
Kamera: 0.3M Pixel
Audio: Bang and Olfusen ICEpower dhe ASUS SonicMasterTechnology HD Audio
Portet: 1x USB2.0, 1x USB3.0, 1x audio/mic, 1x microHDMI, 1xminiVGA, 1x USB2.0, 1x USB3.0, 1x audio mic kombo
Dimensionet:3mm x 9mm
Pesha: 1.3 kg
/zeri/kekompjuter/