Tri vjet burgim per Fyrje ne Facebook


Egjiptiani Ejman Jusuf Mensur është dënuar me tre vjet burg dhe punë të detyruar për shkak të fyerjes së Islamit në komentet e tij në Facebook
Sipas agjencisë Mena, Gjykata në Kajro Mansurin e ka shpallur fajtor për "sulm dhe fyerje të qëllimshme kundër besimit islam", në faqen shumë të popullarizuar sociale.


Gjykata konsideron se fyerjet ishin drejtuar kundër "Kur’anit, besimit Islam, Profetit Muhamed s.a. dhe muslimanëve", bënë të ditur agjencia egjiptiane.


Në Egjipt, ligji ndalon fyerjet fetare.


Bloger Kerim Amer në vitin 2007., gjithashtu, është dënuar disa vite burg për fyerje ndaj Pejgamberit Muhamed a.s. dhe Hosni Mubarakut.
/islamgjakova/kekompjuter