Pronarët e iPhone-t edhe më tutje më besnikët


Përdoruesit e telefonit celular të “Apple-s”, iPhone-t edhe më tutje janë më besnikët ndaj telefonit të tyre, treguan analizat më të reja të kompanisë hulumtuese “GfK”.
Hulumtimi është zhvilluar në Evropë, SHBA, Kinë dhe Japoni dhe tregoi se shumica e përdoruesve të iPhone-t nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga smartphone i tyre dhe të zgjedhin ndonjërin nga konkurrentët.
Është vërtetuar se 84 për qind e pronarëve të telefonave të mençur të “Apple-s” vendosin të qëndrojnë besnik me rastin e përzgjedhjes së modeleve të reja të telefonave, duke mos ua vënë veshin atyre se çka ofrojnë konkurrentët tjerë.
Në vendin e dytë sa i përket besnikërisë janë me 60 për qind pronarët e telefonave nën sistemin operativ Android të cilët planifikojnë që të mbesin me ta, ndërsa në vendin e tretë gjenden ata që i janë besnik modeleve të telefonave “BlackBerry” të kompanisë kanadeze “RIM” me 48 për qind.
Hulumtimi ka treguar edhe se përdoruesit të cilët kohë më parë kanë kaluar te telefona me sistemin operativ Android më herët kanë shfrytëzuar pajisje të tjera, por jo edhe iPhone-n. Analistët e kompanisë “GfK” vlerësojnë se telefonat e mençur do të jenë në maje të listës së dhuratave të cilat do të dhurohen gjatë periudhës së ardhme të festave të fundvitit./zeri/kekompjuter/