Samsung lanson dy modele të reja të netbook-ëve


Kompania e njohur në fushën e teknologjisë “Samsung” njoftoi se do të lëshojë në treg linjën e re të netbook kompjuterëve në fillim të vitit 2012. Pra, para se kjo kompani t’i thotë lamtumirë pajisjeve të këtilla, në treg planifikon të hedh edhe dy netbook modele të rinj të kompjuterëve, atë Samsung NC110 dhe Samsung N102S, për të cilët do të flasim në vazhdim të këtij teksti.
Konkurrent i denjë në treg
Në fillim duhet të përmendim që modeli Samsung NC110 e ka Intel Atom N2600 “Cedar Trail” procesorin dybërthamësh i cili punon në 1.6GHz. Samsung N102S është i ashtuquajturi “low-end netbook”, ndërsa me procesorin e ri të “Intel-it” atë N2100 do të duhet të jetë konkurrent i denjë në tregun e madh dhe të fuqishëm të netbook kompjuterëve.
Tashmë është marrë vesh që kompania e ka në plan ta përmirësojë modelin N102S i cili momentalisht punon me procesorin e përmendur më lartë dhe ta zëvendësojë atë me në të pastrin dhe solidin Atom N435 procesorin në 1.33GHz.
Përmirësohet me procesor të ri
Me procesorin e ri situata do të përmirësohej dukshëm sa i përket performancave. Nga disa detaje tjera të cilat vlen të përmenden për modelin N102S është standardi 10.1 inç “on glossy” ekrani me po ashtu rezolucionet standarde prej 1024x600 pikselë, 1 GB RAM, Bluetooth dhe diskun e ngurtë prej 320 GB, dhe sistemin operativ Windows 7 Starter Edition. Janë të vendosur edhe 2x USB 2.0 vrima dhe lexuesi i kartelave./zeri/kekompjuter/