Acer dhe Lenovo me tablo me platformë Tegra 3


Pasi Nvidia ka paralajmëruar platformën e saj Tegra 3, e cila do të mundësojë performanca shumë më të mira në telefonat e mençur dhe kompjuterët tablo, Asus ka prezantuar tablonë e saj të parë që do të punojë në të, modelin Transformer Prime, i cili për nga aspekti harduerik, është tabloja më e përparuar në treg.
Mirëpo, edhe kompanitë e tjera përgatisin pajisjet e tyre mobile që do ta përdorin forcën e Tegra-s së re, kështu që në këtë drejtim janë duke punuar edhe Acer dhe Lenovo, tablotë e të cilëve në treg do të paraqiten në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të punojnë në sistemin operues Ice Cream Sandwich. Siç është bërë e njohur, prodhuesit e pajisjeve mobile nuk janë të kënaqur me shitjen e tanishme të tablove që punojnë në Android, por shpresojnë se kjo do të ndryshojë me Tegra-n./zeri/kekompjuter