Tabloja ViewPad 10e me ekran 3D


Fotoja tredimensionale është gjithnjë e më e popullarizuar, kështu që tani do të gjendet edhe në kompjuterët tablo. Dhe një tablo me një ekran të tillë, është edhe modeli ViewSonic ViewPad 10e.
ViewSonic ViewPad 10e është një tablo ultra- e hollë, pa detaje në sipërfaqe. I dedikohet si biznesmenëve, ashtu edhe adhuruesve të multi-medias.
Bazën e tij e përbën procesori i fuqishëm Cortex A8, i cili punon me takt prej 1GHz dhe 512MB memorie punuese. Për hapësirën e ruajtjes së të dhënave, përkujdese Slash Storage me kapacitet 4GB, ndërsa në rast se kjo ju duket pak, përmes portit për microSD, mund ta rrisni ndjeshëm këtë kapacitet.
ViewPad 10e peshon vetëm 620 gram dhe vjen me lidhje me dhe pa tel, çka do ta vlerësojnë shumë përdoruesit më të avancuar.
Armën më të fuqishme e ka ekranin fantastik IPS 3D prej 10 inçëve dhe me rezolucion 1024x768 piksel, i aftë për të ofruar riprodhim të mahnitshëm të ngjyrave dhe foto të qartë si kristal. Posedon edhe ueb-kamerën 1.3 MP. I njëjti mbështet edhe multi-gjestikulacionet dhe është tejet i thjeshtë për mirëmbajtje.
Procesori: Cortex A8
Kamera: 1.3 MP
Memoria: 4GB
Audio: DLNA, Wi-Fi
Rezolucioni: 1024x768 piksel
Armën më të fuqishme e ka ekranin fantastik IPS 3D prej 10 inçëve dhe me rezolucion 1024x768 piksel, i aftë për të ofruar riprodhim të mahnitshëm të ngjyrave dhe foto të qartë si kristal
ViewSonic ViewPad 10e është një tablo ultra- e hollë, pa detaje në sipërfaqe. I dedikohet si biznesmenëve, ashtu edhe adhuruesve të multi-medias
Bazën e tij e përbën procesori i fuqishëm Cortex A8, i cili punon me takt prej 1GHz dhe 512MB memorie punuese. Për hapësirën e ruajtjes së të dhënave, përkujdese Slash Storage me kapacitet 4GB./zeri/kekompjuter