Acer nuk heq dorë nga Netbook-ët


Sipas fjalëve të nënpresidentit të Acer-it, Scott Lin, prodhuesi tajvanez Acer ende beson në kompjuterët Netbook. Por në kompani janë të vetëdijshëm se në tregjet e zhvilluara, kompjuterët tablo kanë kaluar Netbook-ët për nga shitja.
Por, në vendet në zhvillim siç janë Kina dhe India, Netbook-ët janë ende shumë më të popullarizuar se tablotë. Këto vende porosisin sasitë e mëdha të portativëve të vegjël me qëllim të investimit në zhvillim të edukimit dhe TI-së, e në këtë Acer po e sheh shansin për vazhdim të rritjes./zeri/kekompjuter/