Gigabyte Booktop T1132, laptopi i parë 3-in-1


Laptopi i ri nga Gigabyte për nga emri tingëllonte interesant, kështu që kemi vendosur të hulumtojmë se çfarë fshihet pas tij. Siç thonë nga kjo kompani, modeli i tyre i ri Booktop T1132N, është kompjuteri i parë në botë laptop 3-in-1.
Çfarë nënkuptohet në të vërtetë me këtë. Gigabyte Booktop T1132 ka një dizajn unik të cilin shumë lehtë nga një kompjuter laptop, mund ta shndërroni në një kompjuter tablo. Deri këtu do të thoshim asgjë e re. Mirëpo, këtë pajisje interesante shumë lehtë mund ta transformoni edhe në kompjuter tavoline përmes një "docking"-u të posaçëm.
Karakteristika të fuqishme
Por nuk janë vetëm këto që e bëjnë të veçantë, pasi gjithashtu ka edhe karakteristika të forta. Gigabyte Booktop T1132 ka procesor Intel Core i5-2467M me takt pune 1.6GHz, deri në 8GB RAM, hard-disk prej 750GB, kartelë grafike Nvidia GeForce GT520M me 1GB dhe mbështetje për teknologjinë NVIDIA Optimus.
Dhe kjo është një forcë paksa më e zakontë për këtë kompjuter të ‘vogël’. Mirëpo, ne ende nuk kemi përfunduar me prezantimin e karakteristikave të kësaj pajisjeje. Gigabyte Booktop T1132 ka ekran 11.6 inç i ndjeshëm në prekje dhe me rezolucion HD prej 1366x 768 pikselëve, pastaj ueb-kamera prej 1.3 megapiksel, lexuesin e shumëfishtë të kartelave të memories, katër zmadhues zëri, si dhe modulin 3.5G për rrjetet mobile.
Ajo që gjithashtu është interesante, është fakti se baza "docking" për Booktop T1132N, ka edhe regjistruesin DVD si dhe konektorët USB 3.0 dhe HDMI. Siç thonë në këtë kompani, para jush është kompjuteri laptop, tabloja dhe kompjuteri i tavolinës, pra të gjitha të integruara në një pajisje të vetme.
Pra për të gjithë ata që nuk mund të përcaktohen se çfarë kompjuteri duhet të blejnë, kjo është një mundësi për t’i pasur tre pajisje interesante në një. Çmimi zyrtar i kësaj pajisjeje ende nuk është vërtetuar, por jozyrtarisht është mësuar se në Gigabyte mendojnë se çmimi prej 1.300 dollarëve është çmim i arsyeshëm. Për detaje të tjera, duhet pritur edhe pak ditë, kur çdo gjë do të jetë zyrtare.
Karakteristikat e Gigabyte Booktop T1132:
Sistemi operues: Genuine Windows 7 Home Premium/ Professional
Procesori: IntelCore i5-2467M (1.6GHz-2.3GHz)
Ekrani: LED 11.6 inç Capacitive Multi-touch
Rezolucioni: 1366x768 piksel
Memoria: 2GB/4GB DDR3,
Chipset: Mobile IntelHM65 Express
Video Grafika: IntelHD Graphics 3000
Kartela Grafike: NVIDIAGeForceGT520M 1GB
Hard-Disku: 320/500/750GB 2.5"9.5mm SATA HDD 5400rpm
Portet: USB(3.0), USB (2.0), eSATA/USB Combo*, HDMI
Wireless LAN: 802.11 b/g/n Wireless
Mbështetja: Bluetooth V3.0 + HS
Ueb-kamera:1.3 MP
Dimensionet : 290 x 220.7 x 27.86
Pesha:1.76 kg
/zeri/kekompjuter/