iPhone me ekran 4 inç


Apple nuk ka vendosur vetëm për atë se çfarë dizajni do ta ketë pasardhësi i iPhone 4S, por tashmë ka filluar me prodhimin e pjesëve të përshtatshme. Sërish kanë filluar të përhapen thashethemet për iPhone të ri me ekran më të madh.
Sipas shkrimit të ueb-faqes japoneze “Macotakara”, që thirren në burime të paemëruara, Hitachi dhe Sony tashmë kanë filluar me shpërndarjen e ekraneve 4-inç LCD tek Apple për përdorim në pajisjet e reja iOS. Këto dy kompani gjithashtu kanë bërë edhe prodhimin e ekraneve që do të përdoren në versionin e ri të iPad-it, për të cilin thuhet se është ndryshuar në tërësi./zeri/kekompjuter/