MS Office edhe në iPad


Sipas informatave të fundit, Microsoft është duke punuar në një version të paketës Microsoft Office, e cila do të punonte në tablonë e Apple-s, iPad. Ky hap shihet si një tentim i Microsoft-it për ta shmangur përdorimin e produkteve si Numbers, Pages dhe Keynote të Apple-s, ndërsa MS Office do të ishte një aplikacion i cili do të kushtonte rreth 10 dollarë amerikanë.
Ende nuk dihet se cilat produkte Microsoft është duke i përgatitur për iPad, mirëpo pritet që aplikacioni të ofrojë të paktën produktet si Excel, Powerpoint dhe Word./zeri/kekompjuter/