Arrin MacBook Air 15-inçësh?

Sipas Digitimes, Apple ka ndërmend që në fillim të vitit 2012 të publikojë MacBook Air me ekra 15-inçësh. Digitimes thirret në burime të cilat thuhet se janë të afërta me zhvillimet dhe planet e Apple, të cilat thonë që Apple tashmë ka përfshirë partnerët në prodhimin e MacBook Airit 15-inçësh që ky të jetë i gatshëm për t’u plasuar gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm. Këto burime pohojnë që MacBook Air më i madh do të plotësojë ofertën ekzistuese që përbëhet nga modelet 11,6 dhe 13,3-inçëshe. MacBook Air me shpejtësi të madhe po bëhet produkti kyç në ofertën e kompjuterëve të Apple. Sipas rezultateve të kompanive NPD dhe Morgan Stanley, në MacBook Air binte 28 për qind e shitjes së të gjithë kompjuterëve mobilë të Apple në tetor, kundrejt vetëm 8 për qind sa ishte në prill dhe qershor. /koha/kekompjuter/