Së shpejti Motorola Droid 4

Telefoni i ri, Motorola Droid 4, do të duhej të arrijë në treg më 8 dhjetor në kuadër të ofertës së telekimit amerikan Verizon. Para prezantimit zyrtar janë paraqitur edhe fotografitë zyrtare të cilat i ka siguruar sajti Droid Life. Droid 4 do të pasojë në treg modelin Droid 3, ndërsa sjell përkrahjen për rrjetet LTE, procesorin më të shpejtë dybërthamësh, kamera më të mira, tastierë të ndritshme dhe shtëpizë të ridizajnuar.

Në krahasim me top modelin e Motorolës, Droid RAZR, Droid 4 ka qHD ekran 4-inçësh diç më të vogël dhe tastierë paluese me pesë rende. Një dallim tjetër është edhe që RAZR ka shtëpizë më glamuroze. Është interesant që të dy telefonat janë të mbrojtur me nanolyerje e cila i mbron dhe i bën më rezistentë në kontakt me lëngjet.

Droid 4 dhe Droid RAZR janë kompatibilë me shtesat Lapdock 100 dhe Lapdock 500 të cilat i shndërrojnë në kompjuterë mobilë. /koha/kekompjuter/