Lenovo LePad S2005


Përveç dy tablove që punojnë në Android (me ekrane 7 dhe 10 inç), Lenovo në Kinë edhe zyrtarisht ka prezantuar LePad S2005, për të cilin thonë se është një hibrid mes telefonit të mençur dhe tablosë. Sipas raporteve, kjo pajisje vjen me ekran 5 inç me rezolucion 800×480 piksel, punon në procesorin Qualcomm me takt pune 1.2GHz, ka 1GB RAM dhe bateri me kapacitet 1680mAh.
Rezolucioni i kamerës së pasme është 5 megapiksel dhe me të mund të xhirohen video në formatin 1080p HD, derisa rezolucioni i kamerës së pasme është 1.3MP, çka do të ishte e mjaftueshme për video-chat. Sistemi operues në të cilin punon kjo pajisje mobile, është Android, versioni 2.3.5, ndërsa me kohë do t’i shtohet edhe Ice Cream Sandwich.
Nga opsionet tjera duhet veçuar kyçjen microUSB, miniHDMI dhe mbështetjen për HSPA+ dhe natyrisht WiFi.
Ende nuk dihet çmimi i tij./zeri/kekompjuter/