Kinect i ri mund të lexojë nga buzët


Microsoft do të përditësojë pajisjen e vet për kontrollim të lojërave, kompjuterëve (e në të ardhmen ndoshta edhe të televizorëve) për punë pa kontrollues.
Tashmë dihet se pajisja Kinect i Microsoft-it, së shpejti do të arrijë në versionin për kompjuterët personalë, e ndoshta edhe për televizor duke hapur kështu mënyra të reja në të cilat do të kemi mundësi të manipulojmë me këto pajisje, e tani në internet janë paraqitur edhe thashetheme se kompania qysh tani është duke e përgatitur modelin e ri të Kinectit, i cili do të sjellë disa opsione të reja dhe të avancuara.
Kinect-in Microsoft fillimisht e kishte paraqitur si shtesë të konsolës së vet Xbox 360 duke mundësuar kështu një mënyrë krejtësisht të re të menaxhimit me lojëra pa telepilot, vetëm me lëvizje të trupit, të duarve, ndërsa së shpejti në këtë mënyrë do të manipulojmë edhe me kompjuterin.
Sipas thashethemeve, Kinect i ri do të duhej të jetë aq preciz sa që të mundë të lexojë nga buzët tona, e do të ketë sistemin e avancuar të njohjes së zërit, kështu që përmes ngjyrës së zërit do të ketë mundësinë madje të dallojë edhe emocionet e shfrytëzuesit. Gjithashtu, në krahasim me modelin ende aktual, Kinect i ri do të duhej të mundë të dallojë në mënyrë më precize lëvizjet si dhe do të ketë vonesë më të vogël, kështu që aksionet e shfrytëzuesit i cili do të bashkëveprojë me Kinect shumë më shpejt do të barten deri te Xbox-i./zeri/kekompjuter/