Amazon zhvillon telefon celularë?

Amazon mund të ndodhë të paraqes një telefon “të mençur” gjatë çerekut të fundit të vitit të ardhshëm.
Këto informata transmetoi Citigroup duke u thirrur në burimet e afërta me prodhuesit aziatik të elektronikës. Në Citigroup besojnë se Amazon po e zhvillon një telefon “të mençur” në bashkëpunim me prodhuesin më të madh me kontratë të telefonave mobil, Foxconn International Holdings Ltd. Edhe pse Foxconn do të zhvilloj telefonin mobil, vetë pajisjet do të duhej ti prodhonte kompania nga Tajvani Hon Hai Precision Industry Co.
Gjithashtu theksohet se telefoni mobil do të duhej të jetë i bazuar në procesorin e Texas Instruments dhe radio çipat e Qualcomm.
Vlerësohet se pajisja do të jetë e dedikuar për segmentin e mesëm të tregut, e çmimi total i ndërtimit të celularit do të duhej të jetë në mes 150 dhe 170 dollarë. /Telegrafi/