Rritet popullariteti i Windows Phone Marketplace

Platforma mobile e Microsoft, Windows Phone, është duke u bërë gjithnjë e më e popullarizuar në mesin e zhvilluesve të aplikacioneve.
Sipas rezultateve të studimit të bërë nga faqja All About Windows Phone, në Windows Phone Marketplace tani janë të pranishme mbi 40,000 aplikacione dhe lojëra, nga më shumë se 10,000 zhvillues të ndryshëm. Rreth 33% e të gjitha aplikacioneve janë vendosur aty gjatë 90 ditëve të kaluara.
Gjithashtu theksohet se gjatë 30 ditëve të fundit janë vendosur 85% aplikacione, derisa lojëra ishin 15%. Nga kjo shifër përafërsisht 68% e lojërave dhe aplikacioneve të vendosura mund të shkarkohen pa pagesë dhe për 23% prej tyre duhet paguar menjëherë, derisa 9% mund të paguhen pas periudhës provuese pa pagesë.
Aplikacionet shtohen në Windows Phone Marketplace me shpejtësinë prej përafërsisht 165 aplikacione në dit, kështu që parashikohet se deri në fund të janarit numri i aplikacioneve pritet të tejkaloj 50,000.
Edhe pse platforma e Microsoft po fiton popullaritet ajo është ende mjaftë shumë prapa Apple App Store, i cili gjatë majit tejkaloi shifrën prej 500,000 aplikacioneve, dhe Google App Store, i cili ka mbi 300,000 aplikacione. /Telegrafi/kekompjuter/