Kontrolloni skedarët e kompjuterit nga pajisja iOS

image
iPadi i prodhuesit Apple me të madhe është duke i zëvendësuar kompjuterët portativë të njerëzve. Ai është i vogël dhe i elegant për përdorim. Por çfarë ndodh nëse ju e keni marrë një iPad (ose iPhone) dhe dëshironi të qaseni në skedarët që i mbani në kompjuterin tuaj personal ose në Mac?
X1 Mobile Search ka qëllim që t’ua mundësojë zgjidhjen e këtij problemi. Instalojeni aplikacionin për iOS që kushton 15 dollarë dhe pastaj instalojeni X1 Mobile Connect në kompjuterin ose Mac-un tuaj dhe ju mund të kërkoni skedarët në kompjuterin ose Mac-un tuaj nga iPadi ose iPhone juaj, t’i shihni skedarët dhe t’i ndryshoni ata. Është një rrugë shumë e mirë për t’i marrë skedarët tuaj, s’ka rëndësi se ku jeni.
Pasi ta keni instaluar softuerin në kompjuterin tuaj dhe pajisjen iOS, ju do të duhet të kaloni përgjatë një zakonshmërie të instalimit që i lidh pajisjet përkatëse duke e përdorur enkriptim të sigurtë. Nga ajo pikë, kur ju dëshironi që të gjeni skedarë në kompjuter ose Mac, hapeni programin X1 Mobile Search në iPadin ose iOS-in tuaj, gjeni dhe ndryshoni ata. Është mjaft e thjesht. X1 Mobile Search madje gjurmon skedarët që i keni kërkuar dhe shikuar më parë dhe i vendos ata në listë. Vetëm trokitni në ikonën e pajisjes tuaj në iOS dhe ju do t’i shihni ata.
X1 Mobile Connect duhet të funksionojë në kompjuterin ose Mac-un tuaj në mënyrë që të funksionojë dhe kompjuteri dhe Mac-u do të duhet që të lidhet në internet. Në kompjuterin ose Mac-un tuaj, ju mund të ndryshoni një larmi të gjërave, si mundësinë për fillim automatik të aplikacionit X1 Mobile Connect, nëse dëshironi të shihni lajmërime në tasbar dhe të tjera. Dhe derisa pajisja juaj që e ka sistemin operativ iOS është i lidhur me PC-në ose Mac-un tuaj, PC-ja ose Mac-u do të paraqes hollësi si sasinë e të dhënave që janë dërguar dhe pranuar.
Për dallim nga programet e tjerë që ua mundësojnë shpërndarjen e skedarëve në mes të celularit dhe PC-ve dhe Mac-ëve, ky aplikacion është i dizajnuar për kërkim të tërë kompjuterit dhe jo vetëm në shpërndarjen e skedarëve ose ndonjë pjese të caktuar informacionit. Ju do të mund ta gjeni këtë program si një përmbushje e programeve si Evernote dhe SugarSync./pcworldalbanian/kekompjuter