Panasonic me tablo Toughbook Android


Panasonic edhe zyrtarisht ka paralajmëruar serinë e re të tablove të saj Toughbook, që punojnë në sistemin operues të Google-s, Android. Janë prezantuar dy modele – tabloja 10 inç e quajtur A1 dhe ai 7 inç.
Ashtu siç jemi mësuar me pajisjet Toughbook, edhe këto tablo janë dedikuar për punë në kushte të vështira, kështu që do të jenë interesante për ushtarakë, punëtorë ndërtimtarie, aventuristë dhe të ngjashëm, sepse mund të durojnë rrëzimin nga lartësitë, janë rezistues ndaj pluhurit dhe ujit, si dhe ndaj temperaturave ekstreme.
Po ashtu, ato vijnë me softuer të posaçëm të sigurisë, çka mundëson ruajtjen e sigurt të të dhënave. Toughpad A1 punon me procesor me dy bërthamë 1.2GHz, 1 GB RAM dhe versionin e Androidit 3.2 Honeycomb. Karakteristikat tjera përfshijnë mbështetjen për WiFi, 3G, WiMAX apo LTE, kamerën e pasme 5MP, të përparme 2MP për video-biseda si dhe portet për microUSB dhe microUSB, si dhe portin dalës HDMI. Shitja fillon në pranverë me çmim prej 1299 dollarë./zeri/kekompjuter/