Toshiba Dynabook R63, laptopi i parë 3D, pa syze 3D


Toshiba japoneze në tregun e saj vendor ka prezantuar laptopin e ri ultra, modelin Dynabook R631. Bëhet fjalë për laptopin e parë i cili mund të shfaq përmbajtjet standarde 2D dhe ato të reja 3D pa pasur nevojë përdorimin e syzeve.
A është ky revolucioni i ri 3D. Toshiba Dynabook R631 punon me procesorin Intel Core i5-2467M në 1.6GHz, 4GB DDR3 RAM, hard-disk SSD prej 128GB, dhe kartelë grafike të integruar Intel HD 3000.
Ndoshta kjo nuk tingëllon diçka e posaçme, por mes siguri është i posaçëm ekrani i ri 13.3 inç LED HD me rezolucion 1366x768 piksel, i cili siç thamë mund të shfaq përmbajtje 2D dhe 3D dhe për këtë të fundit nuk ka fare nevojë për syze të posaçme 3D.
Ka të integruar ueb-kamerën prej 1.3MP, portin SD për zgjerim të memories, lexuesin e gjurmëve të gishtave, Wi-Fi 802.11b/g/n, WiMAX, portin D-Sub apo HDMI video, portin USB 3.0, derisa bateria do të zgjasë deri në nëntë orë.
Ka të para-instaluar sistemin operues Windows 7 Home Premium 64-bit. Dimensionet e këtij laptopi janë 316x227x8,3-15,9 milimetra, ndërsa peshon 1.12 kilogramë. Toshiba Dynabook R631 në Japoni kushton 150.000 jenë (rreth 1.920$). Shpresojmë se do të vjen edhe tek ne.
Procesori: Intel Core i5-2467M
Kamera: 1.3 MP
Memoria: 4GB
Audio: Wi-Fi 802.11b/g/n, WiMAX
Rezolucioni: 1366x768 piksel
Toshiba Dynabook R631 punon me procesorin Intel Core i5-2467M në 1.6GHz, 4GB DDR3 RAM, hard-disk SSD prej 128GB, dhe kartelë grafike të integruar Intel HD 3000
I posaçëm është ekrani i ri 13.3 inç LED HD me rezolucion 1366x768 piksel, i cili siç thamë mund të shfaq përmbajtje 2D dhe 3D dhe për këtë të fundit nuk ka fare nevojë për syze të posaçme 3D
Ka të integruar ueb-kamerën prej 1.3MP, portin SD për zgjerim të memories, lexuesin e gjurmëve të gishtave, Wi-Fi 802.11b/g/n, WiMAX, portin D-Sub apo HDMI video, portin USB 3.0, derisa bateria do të zgjasë deri në nëntë orë./zeri/kekompjuter/