iPad më në fund ka konkurrencë?

Vitet e fundit, tregu i tabletëve është bërë mjaft konkurrent me numër të madh pajisjesh në disponim. Natyrisht, në këtë segment dominon iPad, duke lënë larg pas vetes tabletët e bazuar në Android. Sipas hulumtimit të comScore, iPadi ka shënuar internet trafik të jashtëzakonshëm prej 97,2 për qind përmes kësaj pajisje ën gusht të këtij viti në SHBA. 

Por, pas vetëm pesë ditësh të shitjes së tabletit të ri Kindle Fire të Amazonit, i cili bazohet në versionin e përshtatur të sistemit operativ Android 2.3 Gingerbread, parashikohet që ky aparat do të mund të bëhet konkurrencë serioze e iPadit.

Edhe një hulumtim tjetër ka treguar që prej 2600 shfrytëzuesve të cilët i përqafojnë prodhimet e reja akoma pa dalë në treg, madje 5 për qind e tyre ka vendosur që të bëjë porositjen e Kindle Fire, ndërsa hulumtimi i vitit të kaluar për iPad kishte dhënë përqindjen prej 4%. Përveç kësaj, shfrytëzuesit që kanë blerë Kindle Fire, dhe kanë menduar edhe për iPadint, janë rreth 26 për qind që e kanë lënë iPadin “në pritje”. /koha/kekompjuter/