Sony Ericsson Xperia Arc


Edhe një telefon i mençur nga tandemi Sony Ericsson, vjen me emrin Xperia Arc. E dallon dizajni i shkëlqyeshëm, shtëpiza e hollë, sistemi operues Android 2.3 Gingerbread dhe xhirimi në rezolucion të lartë 720 piksel.
Mangësitë e tij janë disa taste të caktuara të cilat janë tepër të vogla, zëri në kufje është i kualitetit të mesëm dhe çmimi paksa i lartë. Përndryshe, Sony Ericsson Xperia Arc është telefon i bukur dhe tejet i manovrueshëm me shumë gjëra të dobishme, për të cilat nevojitet pakëz shkathtësi informative, që të nxirret më e mira nga ai.
Ndoshta nuk është sikurse telefonat e tjerë 4G, të cilët dita-ditës e rrisin nivelin e mundësive të tyre, por prapë është i jashtëzakonshëm./zeri/kekompjuter/