Facebook në luftë kundër vjedhësve të profileve


Hakerët me ndihmën e emrave të vjedhur të përdoruesve dhe fjalëkalimeve përpiqen secilën ditë të sulmojnë së paku 600.000 profile, njoftuan përfaqësuesit e rrjetit të popullarizuar shoqëror “Facebook”. Kompania këtë e prezantoi në raportin e ri të sigurisë, në të cilën përshkruhet teknika e re e “Facebook-ut” e riparimit të shifrave “Miqtë e besueshëm” (Trusted Friends).
Suksesi kundër “hajnive”
Në bllogun e “Facebook-ut” janë përfshirë shfaqjet grafike në të cilën sqarohen sukseset e këtij rrjeti në luftën kundër reklamave, “vjedhësve” të profileve dhe problemet tjera. “Facebook” pohon se secilën ditë janë të rrezikuara gjithsejtë 0.06 për qind nga rreth një miliardë të përdoruesve të kyçur.
“Faqja ka mundësi që saktësisht të llogarit numrin e profileve të vjedhura apo në ndonjë mënyrë tjetër të qasjeve ‘të huazuara’ dhe kjo paraqet sfida për hakerët potencial me pyetje shtesë të cilat konfirmojnë autencitetin e përdoruesit. Kështu, për shembull, ‘Facebook’ do t’ju parashtrojë pyetje që të identifikoni miqtë në fotografi”, potencoi zëdhënësi i kompanisë, Beri Shnit.
“Kjo do të thotë që ne 600.000 herë gjatë ditës parandalojmë djemtë e këqij që të qasen në ndonjë profil, edhe pse ja kanë ‘qëlluar’, ‘fituan’ në mashtrim apo e vjedhin emrin e përdoruesit apo shifrën. Kjo është diçka që na bën shumë krenar”, shtoi ai. Shnit tha se “numri i panjohur i sulmeve shtesë të hakerëve realizohet me sukses”, duke potencuar se ky megjithatë është “përqindja ekstreme e vogël” e qasjeve në profile të huaja.
“Miqtë e besueshëm”, ndihmë e madhe
Nëse dikush i pautorizuar qaset në profilin tuaj në ‘Facebook’, atëherë më nuk jeni vetëm. Vjedhja e identifikimeve në ‘Facebook’ është problem serioz, kohë më parë mediet njoftuan se një femër i dërgoi 2.000 dollarë një krimineli, duke menduar që është duke folur me motrën e saj nëpërmjet “Facebook-ut”.
Në mashtrimet e zakonshme në “Facebook” futen vjedhjet e profileve të miqve të ndonjë personi dhe bindja e të njëjtëve që të dërgojë para, megjithatë kohë më parë një nënë u ankua se djalit të saj 15-vjeçar ia “hakeratën” profilin dhe në të vendosen fotografi pornografike. Djali nuk mundi të futet në profilin e tij pas kësaj, pasi që e ndryshuan e-mail adresën dhe fjalëkalimin.
Kjo nënë shtoi se hakerët pas kësaj vendosen fotografitë e një mashkulli me fytyrën e prerë të djalit të saj. Shembuj të këtillë nuk është vështirë të gjenden, ndërsa nga “Facebook” rekomandojnë që teknika “Miqtë e besueshëm” do të duhet të ndihmonte dukshëm./zeri/kekompjuter/