Apple shuan linjën Mac Pro?

Sipas raporteve të fundit Apple në çerekun e fundit ka shitur më së shumti Mac kompjuterë në 30 vitet e fundit, e megjithatë, madje 74 për qind e shifrës prej 4,79 milionë copëve të shitura ishin laptopë. Nga pjesa tjetër shumica i takon iMacëve All-in-One, ndërsa shitja gjithnjë e më e dobët e workstation desktop makinave Mac Pro më nuk mjafton as për mbajtjen e biznesit profitabil, ka bërë të ditur AppleInsider. Thuhet që bordi drejtues i kësaj kompanie është duke menduar për shuarjen e linjës së kompjuterëve, me çka ky treg do t’u lihej kompanive Dell dhe HP që ashiqare janë më të suksesshme.

Falë marreveshjes me Intelin, Apple për desktop kompjuterët Mac Pro ishte e para që i merrte procesorët e rinj high-end, por çmimi i tyre tejet i lartë ashiqare e ka bërë të vetën. Përveç kësaj, shumë shfrytëzues kreativë të cilët më parë ishin blerës, tani shfrytëzojnë laptopët MacBook Pro./koha/kekompjuter/