RIM, Amazon dhe Intel të interesuar për WebOS

Raportohet se në Hewlett-Packard po mendojnë për shitjen e divizionit të saj WebOS, të cilin e kanë rrëmbyer para ca vitesh me blerjen e Palma-s, atëherë që vlente 1.2 milionë dollarë, ndërsa tani në këtë kompani mendojnë se mund të fitojnë qindra miliona dollarë. Dhe për këtë divizion tashmë kanë shprehur interesimin kompani të mëdha, në mesin e tyre edhe RIM, Amazon dhe Intel. Se kush do ta blejë, pritet të shihet më vonë./zeri/kekompjuter/