Monitor 3D me çmim të arsyeshëm


HP ka prezantuar monitorin 3D me çmim të arsyeshëm, i cili tashmë gjendet në shitje në SHBA. Monitor HP 2311gt ka diagonale prej 23 inç, panel TN me rezolucion 1.920 x 1.080 piksel dhe ndriçim të pasmë LED.
Efekti tre-dimensional arrihet me teknologjinë pasive FPR (Film Patterned Retarder), e cila nga përdoruesi kërkon përdorimin e syzeve 3D po ashtu pasive. Specifikat tjera përfshijnë kohën e përgjigjes prej 5 ms, kontrast prej 1.000:1 (dinamik 3.000.000 : 1) dhe portet DVI, VGA dhe HDMI video.
Përkrah monitorit vjen edhe softueri CyberLink PowerDVD, përmes të cilit përdoruesit mund të konvertojnë përmbajtjet 2D (foto dhe video) në përmbajtje 3D. Çmimi i monitorit është 299 dollarë./zeri/kekompjuter/