Amazoni blen konkurrencën për Siri

Yap, kompania e cila merret me zhvillimin e shërbimit voice-to-text, tani është në pronësi të Amazonit, edhe pse kjo kompani nuk e ka konfimuar akoma këtë. Me këtë blerje Amazoni shpreson që do të mund të ofrojë teknologjinë e ngjashme me Apple Siri – softverin/shërbimin që u paraqit në gjeneratën e fundit të iOS në iPhone 4S për njohje të zërit dhe dhënie të komandave me zë.

Kohë më parë Siri, që fillimisht kishte marrë vlerësime të mira në tregjet e hapësirave anglishtfolëse, është shenjuar si teknologji shumë e rëndësishme me të cilën Apple rrit dallimin teknologjik në krahasim me konkurrencën në fushën e telefonave mobilë, ndërsa disa analistë shkojnë aq larg sa që Siri-n e konsiderojnë si kërcënim për Google, sepse gjithnjë e më shumë njerëzit do të kërkojnë në këtë mënyrë në telefona në të ardhmen, si p.sh. kërkimi i informatave në internet, etj../koha/kekompjuter/