Verzon Kinzo


Nëse dëshironi një telefon të mençur mobil i cili i përket kategorisë së luksit, atëherë mund ta keni, mirëpo modeli i ri i kësaj kategorie Verzo Kinzo, përveç stilit nuk është i pasur edhe me performanca harduerike.
Verzo Kinzo bazohet në sistemin e “vjetër” operativ, Froyo 2.2, me ndërfaqe të personalizuar, ndërsa edhe karakteristikat tjera të këtij modeli nuk janë aq impresive.
Modeli Kinzo do të operojë me rrjetin 3G të AT&T në SHBA, ndërsa procesori i tij nuk i kalon 512MB RAM. Karakteristikat tjera të Verzo Kinzo përfshin edhe procesorin 1GHz TI OMAP 3630, si dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, si dhe rezolucion prej 800x400 pikselë.
Kamera e përparme ka 0.3MP, si dhe GPS të integruar, rrjetet WiFi dhe Bluetooth, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka qasje në dyqanin virtual të “Android-it”, Android Market../zeri/kekompjuter/