Tabloja Nuk o më e qëndrueshme se iPad-i


Kompania ‘Barnes & Noble’ e ka prezantuar përgjigjen e saj ndaj tablove Kindle Fire të Ajmazonit dhe iPad të Apple-s. Tabloja e re Nook nuk është një risi në aspektin estetik nëse krahasohet me modelin Nook Color.
Do të ishte vështirë të dallohen nga ana e jashtme, edhe pse Nook ka ngjyra më të lehta. Për 30 gramë është më i lehtë se paraardhësi. Nook Color mjaft mirë e ka kryer detyrën e vet, duke u bërë një bestseller gjatë krishtlindjeve të kaluara.
Posedon ekranin të ndjeshëm në prekje me diagonale 7 inç, i cili mundëson shikimin e videove të formatit të gjatë. Kyçet me prekjen e një tasti në këndin e epërm, ndërsa vjen me aplikacionet e integruara Hulu dhe Netflix.
Ka 16 GB memorie, bateria zgjatë 9 orë, çka e bën më të qëndrueshëm se iPad-i, por edhe më të lirë, pasi kushton vetëm 259 dollarë./zeri/kekompjuter/