Google, Facebook, dhe Mozilla kundër senatit amerikan për mbrojtjen e Internetit!


Para Kongresit dhe Senatit amerikan ndodhet propozim-ligji, Protect IP Act dhe Stop Online Piracy Act(SOPA), të cilët seriozisht mund të kërcënojnë lirinë e internetit dhe të fusin cenzurë në SHBA. Nëse ky ligj miratohet në SHBA, shum lehtë ky ligj më pas mund të miratohen edhe në Europë, Shqipëri dhe në mbarë botën.
Ligjet kanë për qëllim që të parandalojnë piraterinë dhe shkeljet e autorit, por problemi qëndron në atë se autoritetet dhe kompanitë private kanë mundësi ose fuqi që të mbyllin faqe të tëra, edhe nëse faqja në fjalë ka përmbajtje legale. Sipas legjislacionit të propozuar, si shkelje e të drejtave të autorit do të konsiderohet edhe nëse, shembull, video e publikuar në sfondë ka muzikë të mbrojtur, klip filmik ose sportiv. Plotësuese, çdo ofrues hostingu do të duhet të ketë kujdesë të madhe, dhe të kontrollojë çfar përmbajtje hostohet në serverët e tyre ose do të dënohet rëndë.
“Autoritetet do të mund të urdhërojnë provajderët(ISP) dhe internet këkuesit që të refuzojnë tentime për qasje në ndonjë faqe të caktuar. Si përgjigje, faqe të treta do të ofronin serverë alternativë që ju ofrohet në gjithë Internetin(jo vetëm në atë verzionin e cenzoruar amerikan) që do të krijonte lëshime të reja siguruese përderi sa humbet universaliteti i DNS”, thotë fondacioni Electronic Frontier e cila lufton për qasje të lirë në Internet.
Google, Facebook, Zynga, Twitter, Linkedln, Yahoo, eBay, Mozilla dhe Aol dërguan letër tek Senati duke ju thënë se, “Ne nuk mundemi të mbështesim këtë ligj sepse jemi të shqetsuar se këto masa paraqesin një rezik serioz në zhvillimin e idustrisë sonë, për inovacionin dhe krijimin e vendeve pune”.
Fati i internetit amerikan do të përcaktohet këto ditë./itshqip/kekompjuter/